Një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës ka vrarë një zyrtar të lartë të qeverisë së drejtuar nga Hamasi, sipas organizatës.
Hamasi tha se Ehab al-Ghussein, zëvendësministri i Punës, ishte në mesin e katër personave të vrarë nga një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës.
Bëhet e ditur se Al-Ghussein ishte 45 vjeç dhe ishte zëvendësministër i Punës në Gazë që nga viti 2020, si dhe kreu i Komitetit të Emergjencave për Shërbimin Civil të Rripit të Gazës Veriore, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer sulme në zonë, duke thënë se kishte në shënjestër “një kompleks brenda të cilit terroristët po vepronin dhe fshiheshin në zonën e një shkolle në qytetin e Gazës”.
Nuk është e qartë nëse sulmet ishin ato në të cilat u vra zyrtari i lartë i Hamasit.
Ushtria shtoi se “hapa të shumtë u ndërmorën për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë përdorimin e mbikëqyrjes së saktë ajrore dhe inteligjencës shtesë”.
Kjo vjen pasi një tjetër sulm izraelit në një shkollë në Gazë ka vrarë të paktën 16 palestinezë dhe ka plagosur 50 të tjerë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. /Telegrafi/