Telegrafi

Zyrtari i lartë i Pentagonit: Shumica e forcave ruse të shpërndara nëpër Ukrainë, nuk kanë përparuar

Forcat ruse që ia kanë mësyrë Kievit nuk është se kanë bërë ndonjë progres gjatë vikendit të kaluar, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i Pentagonit gjatë një konference për media, shkruan CNN.

Ky zyrtar theksoi se Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po tenton të “fus forcat e saj dhe të ketë avancim drejt Kievit”, duke u munduar të sulmojë nga pjesa veriore e kryeqytetit të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

E sulmet në qytetet Chernihiv dhe Kharkiv mbeten aty ku ishin disa ditë më parë – pra pa ndonjë avancim, por Rusia sipas zyrtarit amerikan ka ndarë trupat me nga 50 deri në 60 mjete, duke lëvizur në drejtim të qytezës Izium.

Lexo po ashtu Një kullë tjetër e televizionit ukrainas goditet nga raketat ruse, humbin jetën nëntë persona – ka akoma njerëz nën rrënoja

Në anën tjetër Ukraina po vazhdon të mbrojë Mariupolin, pavarësisht se qyteti mbetet i izoluar. Forcat ruse gjithashtu nuk janë afruar aspak drejt qytetit Mykolaiv.

Hapësira ajrore e Ukrainës “mbetet e kontestuar” sipas zyrtarit amerikan, pra ushtria ruse nuk e “zotëron” siç deklaron Kremlini. /Telegrafi/