Presidenti rus Vladimir Putin nuk e dëshiron paqen në Ukrainë para se të dijë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor 2024.
Reuters raporton se kjo është thënë nga një zyrtar i lartë i paidentifikuar i Departamentit të Shtetit, në një kohë shqetësimi në Uashington se fitorja e mundshme e ish-presidentit Donald Trump mund të minojë mbështetjen perëndimore për Kievin, transmeton Telegrafi.
Trump, i cili po kërkon rizgjedhjen në vitin 2024 dhe aktualisht është kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan, thuhet se është një kritik i ashpër i ndihmës amerikane për Ukrainën.
Në një konferencë për shtyp pas takimit të krerëve të diplomacisë së vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, një zyrtar amerikan tha se NATO konfirmoi mbështetjen e saj për Ukrainën duke e ditur se nuk ka gjasa që një marrëveshje paqeje të arrihet vitin e ardhshëm.
“Pritshmëria ime është që Putini nuk do të paqe ose një paqe të arsyeshme përpara se të shohë rezultatet e zgjedhjeve tona”, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili këmbënguli në anonimitet.
Një sondazh i opinionit publik i kryer në SHBA në mes të nëntorit nga Reuters/Ipsos, tregoi për një garë të ngushtë zgjedhore midis Trump dhe presidentit aktual të SHBA, Joe Biden.
Sipas këtij sondazhi, Trump ka 51 për qind mbështetje dhe Biden 49 për qind. /Telegrafi/