Telegrafi

Zyrtari çek për çështjet evropiane nesër në Kosovë, do të takohet me Kurtin dhe Bislimin

Ministri i për Çështje Evropiane të Çeksië, Martin Dvorak do të qëndroj nesër për vizitë në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit, ku edhe kanë njoftuar se Dvorak do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpresin në takime bilaterale Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak”., thuhet në njoftim.

Takimi bilateral me kryeministrin Kurti do të nis në orën 10:30 kurse me zëvendëskryeministrin Bislimi në orën 11:00.

Pas përfundimit të takimeve bilaterale, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, mbajnë konferencë për media. /Telegrafi/