Telegrafi

Zyrtari amerikan: Pothuajse 100 për qind e trupave ruse që ishin stacionuar përgjatë kufirit më Ukrainën – kanë “zbarkuar”

Me muaj të tërë para se Vladimir Putin të urdhëronte pushtimin e Ukrainës mbi 150 mijë trupa ruse ishin stacionuar përgjatë kufirit me Ukrainën.

Tani mësohet se pothuajse 100 për qind e këtij grupi kanë “zbarkuar” në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Ky është vlerësimi ynë”, tha një zyrtar i lartë i Pentagonit për Reuters.

Në anën tjetër Pentagoni ka dërguar 500 ushtarë tjerë amerikanë në Evropë, ku numri i përgjithshëm i tyre shkon në rreth 100 mijë. /Telegrafi/