Site icon Telegrafi

Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia bombardoi një shkollë ku ishin strehuar 400 persona

Këshilli i qytetit të Mariupolit thotë se forcat ruse bombarduan një shkollë ku ishin strehuar 400 njerëz të shtunën.

Në një përditësim, në Telegram, thuhet se ndërtesa është shkatërruar dhe njerëzit gjenden nën rrënoja. Në objekt kishte pasur gra, fëmijë e të moshuar, thanë zyrtarët.

Ende nuk dihet nëse dikush ka humbur jetën, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, janë bërë 25 ditë që kur forcat ruse filluan sulmet e tyre në Ukrainë, pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për të nisur atë që ai e quajti “operacion special ushtarak”. /Telegrafi/

Exit mobile version