Telegrafi

Zyrtarët rihapin seksionin e urës së dëmtuar të Krimesë

Rusia thotë se ka rihapur pjesën e padëmtuar të rrugës në një urë kyçe për në Krimenë e pushtuar që u godit nga një shpërthim mëngjesin e sotëm.

Rrugën do të mund ta përdorin vetëm makinat dhe autobusët, të cilët i nënshtrohen procedurave të kontrollit të plotë. Kamionët po drejtohen në vendkalimin e trageteve aty pranë, transmeton Telegrafi.

Hetuesit rusë thonë se besojnë se një kamion u hodh në erë duke shkaktuar shembjen e pjesëve të rrugës dhe djegien e një treni me karburant në urën paralele hekurudhore. Kjo lidhje është ende jashtë funksionit.

Hetuesit thonë se të paktën tre persona u vranë nga shpërthimi.

Ura 19 kilometra (12 milje) është një rrugë e rëndësishme furnizimi për forcat ruse që luftojnë në Ukrainën jugore.

Ura u hap nga presidenti rus, Vladimir Putin në vitin 2018 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. /Telegrafi/