Telegrafi

Zyrtarët e Ukrainës: Forcat ruse janë në Kiev, banorë përgatitni koktej molotovi dhe neutralizoni armikun

Operativët rusë janë tani në Kiev, kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës përmes rrjeteve sociale.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit.

Ata kanë inkurajuar vendasit të bëjnë kokteje molotov për të luftuar, ndërsa këshillojnë gjithashtu të tjerët të kërkojnë strehim.

“Banorë qëndroni të qetë – keni kujdes. Mos dilni nga shtëpia!”, shkruan në njoftimin në Twitter.

Korrespondentët e BBC-së në Kiev raportuan më herët se kishin dëgjuar të shtëna armësh, megjithëse ata shtojnë se është e pamundur të dihet se çfarë nënkupton në këtë pikë. Ata thonë se tani mund të dëgjojnë edhe shpërthime më të forta.

Lexo po ashtu Ushtria e Ukrainës ka publikuar ‘pamjet e një përplasje me armë në rrugë në qytetin verilindor të Sumy’

Ndryshe, zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se deri më tani 137 ushtarë dhe civilë kanë vdekur në ditën e parë të agresionit rus. /Telegrafi/