Shpesh herë në media të Kosovës është raportuar për keqpërdorimin e veturave zyrtare gjatë dhe jashtë orarit të punës nga ana e zyrtarëve qeveritarë. Kjo ka bërë që të shtohen shpenzimet për derivate të veturave zyrtare.
Vetëm gjatë vitit 2016 sipas statistikave të Institutit GAP ministritë kishin shpenzuar mijëra euro për karburante, dhe kjo ishte kritikuar nga shoqëria civile dhe monitoruesit e shpenzimeve publike.
Qeveria e Kosovës së bashku me Doganat e Kosovës kanë në pronësi 965 automjete për punë zyrtare.
Zyrtarët e Ministrisë së Administratës Publike (MAP), kanë thënë për Telegrafin se Zyra e Kryeministrit, Ministritë dhe Dogana e Kosovës i kanë 861 vetura zyrtare të përdorshme teknikisht për përdorim.
Derisa sipas tyre jashtë përdorimit janë 104 vetura për shkaqe të ndryshme teknike.
“Në bazë të evidencës që ka Ministria e Administratës Publike, në pronësi të Qeverisë dhe institucioneve ekziston kjo gjendje e veturave. Zyra e Kryeministrit, ministritë dhe Dogana e Kosovës i kanë 965 vetura. Prej tyre në përdorim janë 861 vetura, jashtë përdorimit 105 vetura”, ka thënë për Telegrafin, Zeqir Bekolli zyrtar për informim në MAP.
Raportin për secilin institucion:
1. Zyra e Kryeministrit (01) posedon 44 vetura
Në përdorim – 40 vetura;
Jashtë përdorimit –4 vetura.
2. Ministria e Punëve të Brendshme (02) posedon 104 vetura
Në përdorim janë – 100 vetura;
Jashtë përdorimit – 4 vetura;
GPS-in kanë të instaluar 47 vetura.
3. Ministria e Punëve të Jashtme (03) posedon 17 vetura
Në përdorim – 17 vetura;
GPS-in kanë të instaluar 7 vetura.
4. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (04) posedon 36 vetura
Në përdorim – 29 vetura;
Jashtë përdorimit –5 vetura;
GPS-in kanë të instaluar 21 vetura.
5. Ministria e Drejtësisë (05) posedon 47 vetura zyrtare
Në përdorim – 46 vetura;
Jashtë përdorimit –1 vetura;
GPS-in kanë të instaluar 44 vetura.
6. Ministria e Financave (06) posedon 16 vetura
Në përdorim janë të gjitha (16) veturat;
GPS-in kanë të instaluar 12 vetura.
7. Ministria e Administratës Publike (07) posedon 42 vetura
Në përdorim – 32 vetura;
Jashtë përdorimit – 10 vetura;
GPS-in kanë të instaluar 21 vetura.
8. Ministria e Infrastrukturës (08) posedon 97 vetura
Në përdorim – 87 vetura,
Në defekt – 10 vetura,
GPS-in kanë të instaluar – 85 vetura.
9. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (09) posedon 47 vetura
Në përdorim – 44 vetura;
Jashtë përdorimit – 3 vetura;
GPS-in kanë të instaluar 28 vetura.
10. Ministria e Zhvillimit Ekonomik (10) posedon 32 vetura
Në përdorim – 29 vetura;
Jashtë përdorimit – 3 vetura;
GPS-in kanë të instaluar 25 vetura.
11. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (11) posedon 119 vetura
Në përdorim janë 99 vetura (dy prej tyre të huazuar 1 ZKM-së dhe 1 RTK 2) Jashtë përdorimit 20 vetura,
GPS-in kanë të instaluar 69 vetura.
12. Ministria e Shëndetësisë (12) posedon 35 vetura
Në përdorim – 30 vetura;
Jashtë përdorimit – 5 vetura.
13. Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (13) posedon 40 vetura
Në përdorim janë – 37 vetura;
Jashtë përdorimit –3 vetura;
GPS-in kanë të instaluar 22 vetura.
14. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (14) posedon 15 vetura
Në përdorim – 14 vetura;
Jashtë përdorimit – 1 vetura;
GPS-in kanë të instaluar 11 vetura.
15. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (15) posedon 30 vetura
Në përdorim – 29 vetura;
Jashtë përdorimit – 1 veturë;
GPS-in kanë të instaluar 26 vetura.
16. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (16) posedon 36 vetura
Në përdorim – 26 vetura;
Në servis gjenden – 5 vetura;
Në defekt janë – 4 vetura;
Jashtë përdorimit – 1 veturë;
GPS-in kanë të instaluar – 20 vetura.
17. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (17) posedon 22 vetura
Në përdorim – 22 vetura,
Jashtë përdorimit – 3 vetura,
18. Ministria për Komunitete dhe Kthim (18) posedon 31 vetura
19. Ministria e Diasporës (19) posedon me 6 vetura zyrtare
Në përdorim i ka të gjithat (6) veturat;
20. Ministria e Integrimeve Evropiane posedon 9 vetura
Në përdorim janë – 9 vetura;
21. Dogana e Kosovës, (DG) posedon 140 vetura
Në përdorim – 87 vetura;
Jashtë përdorimit – 31 vetura;
GPS-in kanë të instaluar 68 vetura;
Në procedurë të regjistrimit janë 22 vetura (donacion nga EULEX 20 dhe 2 nga OSCE). /Telegrafi/