Telegrafi

Zyrtarët amerikanë besojnë se lufta në Ukrainë është në fazë kritike

Sipas zyrtarëve amerikanë siç raporton CNN, konflikti në Ukrainë është në fazë kritike që mund të përcaktojë rrjedhën e pjesës tjetër të luftës.

“Mendoj se do të arrihet në një pikë kur njëra apo pala tjetër do të jetë e suksesshme”, tha një zyrtar i lartë i NATO-s, transmeton Telegrafi.

“Ose rusët do të arrijnë në Slovyansk dhe Kramatorsk ose ukrainasit do t’i ndalojnë atje. Nëse ukrainasit arrijnë t’i ndalin, kjo do të ketë shumë rëndësi”, shtoi ai.

Ndërkohë është bërë e ditur se ukrainasit po përdorin armë të vjetra nga koha e Bashkimit Sovjetik, dhe pikërisht për këtë u kanë bërë thirrje vendeve perëndimore që t’ju ofrojnë armë të rënda moderne.

Por vendet e perëndimit që po përballen me dilema – ku një veprim i tillë ka kosto dhe ndikon drejtpërdrejtë në ekonomitë e tyre dhe zbrazin depot e armëve. /Telegrafi/