Mesfushori sulmues i Kosovës, Zymer Bytyqi, do të vazhdojë karrierën te gjiganti grek Olympiacos.
Bytyqi që ka lindur në Belgjikë më 11 shtator të vitit 1996 do ta vazhdojë karrierën me “bardhekuqtë” grek.
Këtë vit me skuadrën turke ai bëri 23 paraqitje, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar tre asistime.
Karrierën si profesionist e nisi me Sandnes Ulf për të kaluar te Red Bull Salzburg.
🔴⚪ Ζούμερ Μπούτουτσι, καλώς όρισες στον Ολυμπιακό! / 𝑾𝒆𝒍𝒄𝒐𝒎𝒆 to Olympiacos @ZymerB! #Olympiacos #Welcome #Transfer #Bytyqi #WeKeepOnDreaming pic.twitter.com/mPi7uuqj8O
— Olympiacos FC (@olympiacosfc) January 31, 2023
Ai luajti pastaj te Viking, ku bëri 154 paraqitje, duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 30 asistime, ku mori njën thirrje nga Konyaspor.
Me turqit luajti 83 ndeshje, ku shënoi 11 gola dhe dhuroi 15 asistime.
Ai ka përfaqësuar Norvegjinë në nivelet U15, U16, U17, U18, U19 dhe U21, ndërsa me Kosovën ka luajtur 16 herë, duke shënuar një gol. /Telegrafi/