Telegrafi

Zyrtare: Zappacosta largohet nga Chelsea, kthehet aty ku e filloi – te Atalanta

(Foto: Twitter/Atalanta B.C.)

Davide Zappacosta i është bashkuar Atalantas në formë transferimi afatgjatë duke u kthyer aty ku e kishte filluar.

Mbrojtësi i krahut i ka kaluar ekzaminimet mjekësore mëngjesin e të martës dhe më pas e ka kompletuar transferimin në vlerë prej 10 milionë eurosh.

Ky është qëndrimi i tretë i 29-vjeçarit te klubi italian, ku edhe ka qenë pjesë e akademisë si i ri, ndërsa ishte larguar te Avellino në vitin 2011.

Ai u kthye në sezonin 2014/2015 duke shënuar tre gola në 30 ndeshje në Serie A, ndërsa pastaj u shit te Torino.

Prezenca e tij te Chelsea ishte rrënuar pjesërisht nga lëndimet, prandaj ishte huazuar te Roma dhe te Genoa. /Telegrafi/