Telegrafi

Zyrtare: Wolves nënshkruan me Jesus Vallejo nga Real Madridi

Wolverhampton Wanderers ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin spanjoll, Jesus Vallejo.

Klubi anglez u inkuadrua në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe arriti të befasojë të gjithë duke treguar paraqitje të mira dhe duke zënë një vend që i dërgon në Ligën e Evropës.

Ideja e drejtuesve të Ujqërve është të përforcojnë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri, pasi luftojnë në disa gara.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Wolves

Sot (e shtunë) gjatë ditës, Wolves ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se ka nënshkruar me Jesus Vallejo nga Real Madridi.

“Ujqërit kanë nënshkruar me mbrojtësin e Real Madridit, Jesus Vallejo, për një viti si huazim”.

“22-vjeçari bëhet nënshkrimi i parë i Wolves në këtë afat kalimtar”, thuhet në njoftimin e Wolves. /Telegrafi/