Telegrafi

Zyrtare: Wijnaldum nënshkruan me Liverpoolin

Liverpooli e ka zyrtarizuar transferimin e Georginio Wijnaldum.

Georginio Wijnaldum është përforcimi i radhës nga Liverpooli në këtë afat kalimtar.

Klikoni këtu për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Lajmin fillimisht e bëri të ditur Sky Sports, ndërsa para pak minutash është konfirmuar edhe nga 18 herë kampioni i Anglisë.

“Reds” do t’ia paguajnë Newcastles 25 milionë funte për mesfushorin holandez, i cili do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.