Telegrafi

Zyrtare: Werner kalon te RB Leipzig

Timo Werner është rikthyer te RB Leipzig, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 dhe do të bartë fanellën me numër 11.

Ai është golashënuesi rekord i klubit me 95 gola dhe rikthehet në Bundesligë pas dy vitesh në Ligën Premier me Chelsean.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, pra deri në vitin 2026.

Timo po kthehet në Leipzig si fitues i Ligës së Kampionëve – trofeun më të rëndësishëm në futbollin evropian të klubeve, ka shkuar faqja e klubit.

Sulmuesi do të mbajë sërish fanellën me numrin 11. /Telegrafi/