Lazio ka konfirmuar se ka nënshkruar me Valon Berishën nga RB Salzburgu.
Shqiptari nga Kosova ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin nga kryeqyteti italian.
25-vjeçari përfundoi testet mjekësore gjatë vikendit të fundit, ndërsa shuma e transferimit besohet se është rreth 7.5 milionë euro.
Mesfushori me klubin austriak në 233 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 45 gola.
Ndërsa për Përfaqësuesen e Kosovës në dhjetë paraqitje ka shënuar vetëm një gol.
Para se të pranohej Kosova në FIFA, ai ishte pjesë e Përfaqësueses së Norvegjisë, ku nga viti 2012 deri në 2016, u paraqit në 20 ndeshje.
Berisha shquhet për lojë fizike dhe markim të mirë të lojtarëve kundërshtarë. /Telegrafi/
Alla scoperta del nuovo acquisto biancoceleste 👉 https://t.co/W90giHsyjn pic.twitter.com/kO2yfpxvtD
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 3, 2018