Fenerbahçe ditë më parë ka zyrtarizuar trajneri e ri Aykut Kocaman.
Me ardhjen e legjendës së futbollit turk, kanë filluar edhe transferimet e para.
Fillimisht, Mathiu Valbuena i Lyonit nënshkroi kontratë trevjeçare me skuadrën turke, transmeton Telegrafi.
Mbrëmë vonë te gjiganti turk kaloi edhe Nabil Dirar, mesfushori i kampionit francez Monaco.
Theksojmë se këto nuk do të jenë blerjet e fundit për këtë afat kalimtar pasi që “Kanarinat” janë të interesuara për një portier, dy mbrojtës dhe po aq sulmues. /Telegrafi/