Telegrafi

Zyrtare: Urim Zenelaj kalon te Sigal Prishtina

Një nga qendrat më të mira të basketbollit kosovar në vitet e fundit Urim Zenelaj, ka kaluar tek skuadra e Sigal Prishtinës.

Lajmi u konfirmua për Borozani.com nga trajneri i skuadrës së Yllit, Arbnor Rifati, i cili e pohoi largimin e qendrës 2.12 metra të gjatë.

Zenelaj tek skuadra e Yllit ka luajtur me mesatare prej 21.3 pikëve, 14.5 kërcimeve dhe 1.6 bllokadave për ndeshje.

Siç dihet, Urim Zenelaj kishte qenë pjesë e Sigal Prishtinës edhe më parë, para se të transferohej tek skuadra e RTV21shit e më pas të kalonte tek Ylli.