Ylli turk, Arda Turan mund të cilësohet si lojtari më i ri i skuadrës turke, Istanbul Basaksehir.
Turan ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e tij, pasi edhe pse u kërkua nga shumë skuadra të njohura evropiane, ai vendosi të transferohet në Turqi.
Është skuadra e Istanbul Basaksehir që ka nënshkruar nga Barcelona me yllin turk.
Zyrtarizimi i transferimit të Turanit në Turqi është bërë nga vet skuadra turke, Basaksehir, me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar.
“Arda Turan po kthehet në vendlindje tek portokallinjtë”.
“Ky nuk është vetëm transferim i Basaksehirit, por edhe i Turqisë. Urime të gjithëve”, shkruan në ueb-faqen zyrtare të klubit, presidenti Goksel Gumusdag.
."@ArdaTuran bugün, üzerinde turuncu formasıyla ülkesine dönüyor. Bu, sadece Başakşehir’in değil Türkiye’nin transferi. Hepimiz için hayırlı olsun.”
Göksel Gümüşdağ…
— RAMS Başakşehir (@ibfk2014) January 13, 2018
Turan thuhet se ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa shifrat e transferimit nuk janë bërë ende publike.
Ndryshe, Basaksehir është lider i kampionatit turk këtë sezon me një pikë më shumë se Galatasaray, tri më shumë se Besiktas dhe gjashtë më shumë se Fenerbahce dhe kërkojnë titullin e parë në histori të klubit. /Telegrafi/
🤝 Hoşgeldin _ _ _ _ _ _ _ _ _
🔶️🔷️ pic.twitter.com/MfWT44CUSm
— RAMS Başakşehir (@ibfk2014) January 13, 2018