Telegrafi

Zyrtare: Tottenhami transferon talentin Gedson Fernandes

Talenti i Benficas, Gedson Fernandes është konfirmuar zyrtarisht si lojtar i ri i Tottenham Hotspur.

Sot (e mërkurë) gjatë ditës, klubi londinez ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Benfican për talentin Gedson Fernandes.

Me anë të rrjeteve sociale, Spurs kanë lajmëruar se portugezi i bashkohet ekipit si huazim 18-mujor me mundësi blerje.

Lexo po ashtu Benfica e bleu për 250 euro dhe një thes me topa – kush është Gedson Fernandes që sot kushton 65 milionë euro dhe Mourinho çmendet pas tij

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për huazimin 18-mujor të Gedson Fernandes nga Benfica me një mundësi për ta bërë transferimin të përhershëm”, thuhet në njoftimin e Spurs.

Mesfushori thuhet se do të bart fanellën me numrin 30 për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Transferimi i Fernandesit i liron tashmë rrugën Christian Eriksenit për t’u larguar nga White Hart Lane, ku destinacioni i radhës pritet të jetë Interi. /Telegrafi/