Site icon Telegrafi

Zyrtare: Tomori lojtar i Milanit

Chelsea dhe Milani kanë njoftuar zyrtarisht se Fikayo Tomori është transferuar te kuqezinjtë si huazim me mundësi blerje.

Tomori ka përfunduar testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën me Rossonerët, gjë që konfirmohet nga të dyja klubet.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin me Oluwafikayomi Oluwadamilola Tomori si huazim nga Chelsea FC deri në fund të sezonit”.

 

“Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2021, por AC Milan ka një mundësi ta kthyer në marrëveshje të përhershme”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Mbrojtësi qendror do t’i kushtojë Milanit 1 milion euro, ndërsa opsioni i blerjes është për 25 milionë euro.

Edhe Chelsea ka shkruar për marrëveshjes me Milanin për lojtarin, duke i uruar fat në aventurën e re.

 

Ai ka bërë 27 paraqitje për Blutë deri më tani, duke përfshirë katër në këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version