Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se pas pranimit nga Lëvizja Vetëvendosje propozimin për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e ka dërguar zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Thaçi ka thënë se ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin të institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.
Mandatari Albin Kurti ka kohë 15 ditë që ta formojë Qeverinë e Kosovës. /Telegrafi/