Telegrafi

Zyrtarë të Thesarit amerikan paralajmërojnë se Rusia po tenton të shmang sanksionet e Perëndimit përmes Turqisë

Zëvendës-sekretari i Thesarit amerikan, Wally Adeyemo, ka deklaruar se ia ka bërë me dije zëvendësministrit turk i Financave, Yunus Elitas, se entitetet ruse dhe individë të caktuar po tentojnë të përdorin Turqinë për të shmangur sanksionet e Perëndimit, rezultuan si pasojë e luftës së Moskës në Ukrainë.

Gjatë një bisede telefonike, dyshja diskutuan për përpjekjet e implementimit dhe forcimit të sanksioneve kundër Turqisë, ka njoftuar Sekretari amerikan Thesarit, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ministri turk i Financave ka folur për bashkëpunimin e ngushtë ekonomik dhe politike me Rusinë dhe Ukrainë, por siguroi Adeyemon se Ankaraja nuk do të lejojë çfarëdo shkelje të sanksioneve.

“Elitas konfirmoi pozicionin e Turqisë – duke theksuar se nuk ka ndryshuar fare sa i përket procesit aktual dhe sanksioneve, por njoftoi se nuk do të lejojë shkeljen e sanksioneve nga çfarëdo institucioni dhe individi”, thuhet nga zyra e ministrit turk.

Ndryshe së fundmi është publikuar një artikull nga Washington Post, ku thuhet se Shërbimi Sekret rus e kishte ditur se ukrainasit do t’ju rezistonin por se këtë gjë nuk ia kishin thënë Putinit.

Në anën tjetër, mbrëmë është raportuar se vajza e mikut të ngushtë të Vladimir Putinit, Alexander Dugin, ka humbur jetën kur vetura e saj shpërtheu në periferi të Moskës. /Telegrafi/