Telegrafi

Zyrtare: Talenti Yll Ibrahimi nënshkruan me Gjilanin

Gjilani ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë të talentuar, Yll Ibrahimi, që kalon nga rivalë lokal Drita.

20 vjeçari llogaritet si një nga lojtarët më prespektiv në futbollin kosovar.

“Sport Club Gjilani komunikon marrëveshjen e arritur me futbollistin Yll Ibrahimi. Nënshkrimi në bashkëpunimin e arritur është i vlefshëm gjerë në verën e vitit 2027”.

“Ibrahimi ndërron ambient në dhomat e zhveshjes, pasi që më parë ishte pjesë e klubit Drita nga Gjilani”.

“20 vjeçari luan në pozitën e anësorit të majtë dhe është i gatshëm për stafin teknik në prag të fillimit të fazës përgatitore. Duhet theksuar se Ibrahimi ishte pjesë e rregullt e moshave të Përfaqësueses së Kosovës”.

Ylli është pritur nga drejtori sportiv i Gjilanit, Ertan Demiri, i cili i ka përgëzuar atë për zgjedhjen e bërë dhe i ka uruar sukses në sfidat të cilat janë në pritje. /Telegrafi/