Juan Miranda e ka kompletuar edhe zyrtarisht kalimin te Schalke në këtë afat kalimtar veror.
Mbrojtësi i talentuar është huazuar te skuadra gjermane nga Barcelona për dy sezone, ku do të qëndrojë aty deri në vitin 2021.
Miranda kaloi te Schalke në këtë afat, ndërsa ka marrë numrin tre në fanellë.
Herzlich willkommen auf Schalke, Juan #Miranda! 🙌🏽
➡️ https://t.co/P6fllgc9di ⬅️#S04 | 🔵⚪️ | #WirLebenDich pic.twitter.com/O6iZIEXwHb
— FC Schalke 04 (@s04) August 30, 2019
“Juan është një talent i shkëlqyeshëm në futbollin spanjoll në pozicionin e mbrojtësit të majtë. Ai tashmë ka arritur gjëra të mrekullueshme në një moshë të re: lojtar i rregullt i kombëtares spanjolle U19 dhe paraqitjet e para në ekipin profesional të FC Barcelona ”, ka thënë trajneri David Wagner.
“Fakti që ne ishim në gjendje të siguronim shërbimet e tij është i shkëlqyeshëm për klubin tonë. Ne do t’i japim Juanit kohën që të adaptohet këtu në Gjermani dhe ta mbështesim atë në mënyrë që ai të na ndihmojë neve, gjë që premton potencialin e tij sportiv “, ka shtuar më tej trajneri i Schalkes.
Miranda do të qëndrojë në huazim te skuadra gjermane për dy sezone më pas të rikthehet te Barcelona si lojtar me më shumë përvojë. /Telegrafi/