Telegrafi

Zyrtare: Sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni kalon nga Juventusi te New England Revolution në MLS

Sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni, do ta vazhdojë karrierën në MLS te The New England Revolution.

Vrioni kalon në MLS nga klubi italian i Serie A, Juventus ku ka nënshkruar kontratë me klubin amerikan deri në sezoni 2025 me një opsion shtese edhe për një vit tjetër.

Vrioni mbërrin në New England pasi shënoi 19 gola në Bundesligën austriake, ku ishte i huazuar te WSG Tirol gjatë sezonit 2021-22.

“Jam i emocionuar të filloj këtë kapitull tjetër të jetës dhe karrierës sime në Boston dhe Major League Soccer me New England”.

“Kam parë shumë lojtarë të talentuar të vijnë nga Evropa dhe të lulëzojnë në MLS, prandaj besoj se është koha e duhur për të ndërmarrë këtë hap në karrierën time. Mezi pres të takoj së shpejti të gjithë bashkëlojtarët e mi të rinj, trajnerët dhe tifozët”, ka thënë Vrioni.

Vrioni ka bërë karrierë si i ri edhe te klubet si Sampdoria, Pistoiese, Venezia dhe Cittadella. /Telegrafi/