Soualiho Meité është edhe zyrtarisht një lojtar i Milanit, ku klubi sot e prezantoi.
Lojtari kishte arritur të enjten në Milano, ku kreu testet mjekësore, ndërsa ai vjen nga Torino.
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se ata kanë arritur marrëveshje për huazimin me të drejt blerje Soualiho Meite nga Torino FC”.
“Mesfushori është i lidhur me Rossonerët deri më 30 qershor 2021”, thuhet në deklaratën e klubit.
Official Statement: Soualiho Meïte ➡ https://t.co/iX9r2oiulr
Comunicato Ufficiale: Soualiho Meïte ➡ https://t.co/iXAv2cokgN #ReadyToUnleash #SempreMilan pic.twitter.com/PT2pakCVUM
— AC Milan (@acmilan) January 15, 2021
Lojtari është i lindur në Paris (Francë) më 17 mars 1994. Soualiho Meite është rritur në sektorin e të rinjve Auxerre, klub me të cilin bëri debutimin e tij në Ligue 1 në 2011, ku kishte 24 paraqitje dhe 2 gola.
Ai më parë ka luajtur për LOSC Lille, Zulte Waregem, Monaco dhe Bordeaux, para se të kalonte te Torino në verën e vitit 2018, ku bëri 94 paraqitje dhe shënoi tre gola në dy sezone e gjysmë. /Telegrafi/