Telegrafi

Zyrtare: Sokratis nënshkruan me Arsenalin

Mbrojtësi grek Sokratis Papastathopoulos është zyrtarisht një lojtar i Arsenalit.

Mbrojtësi 30-vjeçar vjen nga Borussia Dortmund, ku ka fituar dy tituj në Bundesliga dhe një Kupë të Gjermanisë.

Ai ka eksperiencë në klube si Werder Bremen, AC Milan, Genoa dhe AEK.

Sokratis do ta bartë fanellën me numrin 5 te Arsenali.

Ai është pjesë e padiskutuar e Greqisë ku ka zhvilluar 79 ndeshje.

Sokratis vjen te Arsenali si transferimi i tretë, pasi më parë ka nënshkruar edhe Stephane Lichsteiner dhe Bern Leno.

Trajner te Arsenali do të jetë Unai Emery. /Telegrafi/