Genoa kanë konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me Giovanni Simeonen, djalin e trajneri të Atletico Madridit, Diego Simeone.
Sulmuesi i ri argjentinas është transferuar nga River Plate, ku ka shënuar 12 gola në 29 ndeshje, ndërsa ishte në huazim te Banfield sezonin e kaluar.
“Genoa Cricket dhe Football Club njofton nënshkrimin me sulmuesin Giovanni Simeone nga River Plate në një bazë të përhershme”, njofton skuadra italiane me anë të një deklarate nga Grifone.
“Prezantimi në media është caktuar për nesër, e premte 19 gusht, në dhomën e shtypit në Villa Rostan”, përfundon deklarata e klubit gjenovez.
Simeone ka është kthyer nga Lojërat Olimpike në Rio, ku ai bëri tri ndeshje për kombëtaren e Argjentinës. /Telegrafi/