Paris Saint-Germain ka nënshkruar me ish-lojtarin e Barcelonës, Xavi Simons, që do të jetë kontrata e tij e parë profesionale.
Mesfushori 16-vjeçar u largua nga La Masia edhe pse plani ishte që ai ta kalonte edhe një tjetër sezon me ekipin e të rinjve para se të transferohej në ekipin B.
Megjithatë, Simoni dhe agjenti i tij Mino Raiola e hodhën poshtë këtë propozim dhe lojtari tani ka nënshkruar një marrëveshje profesionale me PSG-në.
🆕✍️
Paris Saint-Germain is happy to announce the arrival of @xavisimons to the club 😊
The Dutch midfielder has signed a professional contract until 2⃣0⃣2⃣2⃣ 👏
🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/EjMmsn6pQu
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 23, 2019
Ky është episodi më i fundit në betejën e gjatë mes klubit francez dhe Barcelonës, me PSG që po e tregon forcën së fundmi.
Kampionët e Ligue 1 vazhdojnë ta mbajnë Neymarin edhe pse kërkon rikthimin te Barca dhe marrëdhëniet midis dy gjigantëve evropianë janë përkeqësuar.
Simons, i cili kaloi nëntë vjet në akademinë e Barcelonës, tregoi mirënjohjen e tij ndaj klubit katalanas.
Nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës, pro Simons llogaritet njëri prej më të mirëve që e kishte La Masia. /Telegrafi/