Telegrafi

Zyrtare: Shtohet numri i shqiptarëve te gjiganti zviceran Basel, nënshkruan edhe Kemal Ademi

Baseli ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shqiptar Kemal Ademi.

Pas shkëlqimit me fanellën e Xamaxit në Superligën e Zvicrës, Baseli ka arritur ta bind lojtarin të nënshkruajë.

23-vjeçari ka shënuar tetë gola në 26 paraqitje në elitën e futbollit zviceran, derisa ishte në vitin e fundit të kontratës.

Ademi iu bashkua Baselit si futbollit i lirë, me gjigantin zviceran që fitoi garën me Zurichun dhe St Gallenin, dy skuadrat tjera që e kërkonin Ademin.

Sulmuesi shtatlartë ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me 20 herë kampionët e Zvicrës.

Ai është prezantuar te Baseli që e kanë cilësuar si një goditje të madhe për repartin ofensivë.

Me transferimin e Ademit, te Baseli shkon në katër numri i futbollistëve shqiptarë, pasi aty aktivizohen edhe Edon Zhegrova, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti.  /Telegrafi/