Baseli ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shqiptar Kemal Ademi.
Pas shkëlqimit me fanellën e Xamaxit në Superligën e Zvicrës, Baseli ka arritur ta bind lojtarin të nënshkruajë.
23-vjeçari ka shënuar tetë gola në 26 paraqitje në elitën e futbollit zviceran, derisa ishte në vitin e fundit të kontratës.
Das bringt unsere Neuverpflichtung Kemal Ademi nach Basel mit ?⚽! #FCBasel1893 #zämmestark #rotblaulive pic.twitter.com/ZJuByUESgV
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) June 15, 2019
Ademi iu bashkua Baselit si futbollit i lirë, me gjigantin zviceran që fitoi garën me Zurichun dhe St Gallenin, dy skuadrat tjera që e kërkonin Ademin.
Sulmuesi shtatlartë ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me 20 herë kampionët e Zvicrës.
Ai është prezantuar te Baseli që e kanë cilësuar si një goditje të madhe për repartin ofensivë.
Me transferimin e Ademit, te Baseli shkon në katër numri i futbollistëve shqiptarë, pasi aty aktivizohen edhe Edon Zhegrova, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti. /Telegrafi/