Seria A do të rifillojë zyrtarisht bë fundjavën e 20-21 qershorit me katër ndeshje, përfshirë dhe ato mes Atalanta-Sassuolo dhe Inter-Sampdoria.
Siç pritej, Serie A do të rifillojë me ndeshjet e mbetura të javës së 25-të të cilat nuk u përfundua në mars për shkak të bllokimit nga pandemia e coronavirusit.
“Lega Serie A mbajti një mbledhje asambleje sot në prani të të 20 klubeve”.
“Klubet mirëpritën dritën jeshile për rifillimin e Serie A TIM, siç u njoftua dje nga Ministri Spadafora, dhe unanimisht votuan për zhvillimin e katër ndeshjeve të javës së 25-të (Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari, Inter-Sampdoria dhe Torino-Parma) në fundjavën e 20-21 qershorit dhe caktimin e orarit për javës e 27-të, duke filluar nga e hëna e 22 qershorit”, thuhet në komunikatë.
Deklarata konfirmon gjithashtu se fillimisht do të zhvillohet Kupa e Italisë.
Aktiviteti sportiv do të rifillojë menjëherë me gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe finalja është planifikuar për 17 qershor. /Telegrafi/