Telegrafi

Zyrtare: Serie A fillon me 13 qershor

Lega Serie A ka njoftuar se është vendosur një datë e përkohshme për të rifilluar ndeshjet e mbetura të edicionit 2019-20 nga 13 qershori.

Pas ndryshimeve të kërkuara në protokollin mjekësor – të cilat vazhdojnë të shkaktojnë polemikë mes klubeve dhe mbi të gjitha mes mjekëve – një hap para tashmë ka, pasi klubet nga e hëna do t’i fillojnë stërvitjet në grup, pra nga 18 maji.

Ndërsa sot kemi një deklaratë të lëshuar nga Lega Serie A, ku konfirmohet se data e 13 qershorit do të jetë ajo për rifillimin e sezonit.

Sidoqoftë, vlen të përmendet se protokolli shkruan, nëse një lojtar ose anëtar i stafit testohet pozitivisht për COVID-19 pas fillimit të stërvitjeve në grup të hënën, atëherë e gjithë skuadra do të duhet të shkojë në karantinë për 15 ditë.

Për dallim nga modeli i Bundesligës, ne Itali duhet të izolohet i gjithë stadi, ndërsa në Gjer,mani të tjerët testohen vazhdimisht.

Ekziston edhe pika e përgjegjësisë, pasi mjekët e klubeve nuk duan të mbajnë përgjegjësi, kur një lojtar kontraktohet me coronavirus. /Telegrafi/