Telegrafi

Zyrtare: Seedorf bëhet me skuadër të re (Foto)

Legjenda e Milanit dhe Holandës, Clarence Seedorf, është trajneri i ri i klubit kineze, Shenzhen FC.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi ndërsa ish-lojtari i Milanit ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin kinez i cili militon në ligën e dytë kineze.

Seedorf në vitin 2014 ka qenë trajner te Milani nga e cila u shkarkua pas 6 muajsh.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Pas dy vitesh pushimi Seedorf bëhet me klub të ri.

Kina vazhdon të bëjë befasi të mëdha me emra të njohur që është duke ofruar nëpër skuadrat e tyre. /Telegrafi/