Telegrafi

Zyrtare: Schick përfundon me sukses pjesën e parë të testeve mjekësore (Foto)

Patrik Schick ka përfunduar me sukses pjesën e parë të testeve mjekësore te Juventusi.

Sulmuesi i talentuar çek është i angazhuar këto ditë me kombëtaren e tij U21 në kampionatit evropian në Poloni.

Lexo po ashtu Schick arrin te Juve për testet mjekësore (Foto)

Megjithatë, pas arritjes së marrëveshjes mes Sampdorias dhe Juventusit, Schick ka gjetur kohë për të kryer testet mjekësore.

Faqja zyrtare e klubit italian ka konfirmuar se Patrik Schick ka përfunduar me sukses pjesën e parë të testeve mjekësore.

Transferimi i tij pritet t’i kushtoj Zonjës së Vjetër rreth 25-30 milionë euro, ndërsa pas përgatitjeve para-sezonale Max Allegri do të vendos nëse do të qëndroj te Juve apo do lihet një vit huazim te Sampdoria. /Telegrafi/