Patrik Schick ka përfunduar me sukses pjesën e parë të testeve mjekësore te Juventusi.
Sulmuesi i talentuar çek është i angazhuar këto ditë me kombëtaren e tij U21 në kampionatit evropian në Poloni.
Megjithatë, pas arritjes së marrëveshjes mes Sampdorias dhe Juventusit, Schick ka gjetur kohë për të kryer testet mjekësore.
Faqja zyrtare e klubit italian ka konfirmuar se Patrik Schick ka përfunduar me sukses pjesën e parë të testeve mjekësore.
Transferimi i tij pritet t’i kushtoj Zonjës së Vjetër rreth 25-30 milionë euro, ndërsa pas përgatitjeve para-sezonale Max Allegri do të vendos nëse do të qëndroj te Juve apo do lihet një vit huazim te Sampdoria. /Telegrafi/