Schalke ka kompletuar marrëveshjen me Baselin për sulmuesin e saj 19-vjeçar, Breel Embolo.
Reprezentuesi zviceran u kërkua me ngulm nga Manchester United dhe Tottenham pas përfundimit të sezonit pasi ka impresionuar me paraqitjet e tij për Baselin, por edhe me Zvicrën në Euro 2016 pati paraqitje solide.
Megjithatë, skuadra gjermane u tregua më e shpejt duke firmosur me sulmuesin e talentuar.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Ky transferim, Schalkes i ka kushtuar plot 25 milionë euro.
Embolo në sezonin e fundit ka shënuar 12 gola në 35 ndeshje. /Telegrafi/