Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Benfican për transferimin e mesfushorit Renato Sanches për 35 milionë euro.
Bayern Munich ka fituar garën me Manchester Unitedin për transferimin e mesfushorit të Benficas, Renato Sanches, ka konfirmuar kampioni i Bundesligës.
Futbollisti portugez pritej t’i bashkohej “Red Devils”.
Por, ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në Allianz Arena dhe do të jetë përforcimi i parë i madh i trajnerit të ri, Carlo Ancelotti.
Renato është 18 vjeçar dhe shihet si një prej talenteve më të mëdha në botë. /Telegrafi/