Empoli ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me portierin shqiptar Samir Ujkani.
Samir Ujkani portier i lindur në Vushtrri më 5 korrik 1988, në moshën gjashtë vjeçare u largua nga Kosova për në Belgjikë, ku e nisi karrierën.
Në verën e vitit 2007 ai u transferua në Palermo ku bëri debutimin e tij në Serie A në vitin 2009.
📣 𝙎𝙖𝙢𝙞𝙧 𝙐𝙟𝙠𝙖𝙣𝙞 𝙚̀ 𝙪𝙣 𝙣𝙪𝙤𝙫𝙤 𝙘𝙖𝙡𝙘𝙞𝙖𝙩𝙤𝙧𝙚 𝙖𝙯𝙯𝙪𝙧𝙧𝙤#ForzAzzurro #AvantiAzzurro#Empolifc1920 #EmpoliFC #EmpoliFCOfficial pic.twitter.com/aA79zrI4ou
— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) August 31, 2021
Më pas ai bëri karrierë edhe në klube si Novara, Chievo, Latina, Pisa, Cremonese, Çaykur Rizespor dhe Torino.
Ai bëri debutimin e tij në kombëtaren shqiptare U21 më 1 qershor 2007 kundër Italisë.
Pasi u pranua Kosova ai kaloi te ekipi kombëtar i vendlindjes, ku deri më sot ai ka grumbulluar 28 paraqitje. /Telegrafi/