Telegrafi

Zyrtare: Romelu Lukaku, lojtar i ri i Romës

Klubi italian, Roma ka konfirmuar zyrtarisht huazimin e sulmuesit Romelu Lukaku nga Chelsea.

Lukaku do të vazhdojë karrierën në Serie A, por kësaj radhe jo te Interi, por te Roma.

Roma ka shfrytëzuar rastin të marrë shërbimet e belgut, pasi Interi u tërhoq nga gara për transferimin e tij, kur kuptoi se ai kishte biseduar me Juventusin.

Giallorossët kanë konfirmuar me anë të faqeve zyrtare se Lukaku vjen si huazim i thjeshtë njëvjeçar.

“AS Roma është e kënaqur të konfirmojë nënshkrimin në huazim të sulmuesit belg Romelu Lukaku nga Chelsea”.

“Lukaku, 30 vjeç, i është bashkuar Giallorossëve në mënyrë të përkohshme deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/