Telegrafi

Zyrtare: Romelu Lukaku kalon te Interi

Inter kanë nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin belg, Romelu Lukaku nga Manchester United për një 75 milionë euro.

Lukaku ka hedhur nënshkrimin mbi letër në një kontratë pesë-vjeçare me Interin, ku flitet se do të fitojë 9 milion euro neto në sezon.

“Interi nuk është për të gjithë, kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, ka thënë ai në një video në llogarinë e klubit në Twitter.

Klubi ende nuk i ka publikuar shifrat e transferimit dhe mënyrën e pagesës.

Lukaku u bashkua te United nga Everton ku shënoi 41 gola në 98 paraqitje për Djajtë e Kuq, duke siguruar edhe 13 asistime.

Ai më parë ka luajtur edhe për Anderlecht, West Bromëich Albion dhe Everton. /Telegrafi/