Telegrafi

Zyrtare: Rodriguez transferohet te PSV

Mbrojtësi i majtë zviceran, Ricardo Rodriguez është lojtari më i ri i klubit holandez, PSV Eindhoven.

Gjysmë sezoni vjeshtor nuk ishte më i miri për reprezentuesin zviceran te Rossonerët.

Kjo pasi ardhja në verë e Theo Hernandezit e bëri Rodriguezin zgjedhje të dytë në formacion dhe hapësirat për të u zvogëluan.

Lexo po ashtu Milani refuzon ofertën e Napolit për Rodriguezin

Opsioni për të ishte ta pranonte bankën rezervë ose të largohet nga San Siro dhe ai zgjodhi këtë të dytën.

Është kampionati Eredivisie dhe skuadra PSV Eindhoven vendi ku mbrojtësi i krahut të majtë do të vazhdojë karrierën.

“Në huazim deri në fund të sezonit. Mirësevjen në PSV, Ricardo”, thuhet në njoftimin e klubit holandez. /Telegrafi/