Sulmuesi i njohur spanjoll Roberto Soldado ka kaluar te Fenerbahce.
Soldado ishte pjesë e Villarrealit në sezonin e fundit, ndërsa vetë klubi e ka konfirmuar shitjen e tij.
Lojtari ka bërë karrierë në skuadra të mëdha si Real Madrid, Valencia, Tottenham, ndërsa ka edhe disa paraqitje me kombëtaren spanjolle.
Ai në dy vitet e fundit ishte te Villareal ku shënoi nëntë gola në 38 paraqitje.
Lojtari pritet të arrijë në Turqi së shpejti, ku do të prezantohet. /Telegrafi/