Site icon Telegrafi

Zyrtare: Robert Rrahmani përforcon Gjilanin

Gjilani ka vazhduar me përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar veror, duke njoftuar kësaj radhe nënshkrimin me mesfushorin sulmues, Robert Rrahmani.

Lojtari sezonin e shkuar ishte pjesë e Feronikelit 74, ndërsa karrierën e ka nisur te Trepça ’89.

“Sport Club Gjilani komunikon arritjen e marrëveshjes me futbollistin Robert Rrahmani. Dakordimi i palëve për të bashkëpunuar është i vlefshëm deri në verën e vitit 2027”.

“Rrahmani vjen nga radhët e klubit Feronikeli ’74, ekip me të cilin garoi në kampionatin elitar të futbollit kosovar, ndërkohë që më parë ka djersitur fanellën e klubit Trepça ’89 nga Mitrovica”.

“23 vjeçari luan në pozitën e mesfushorit të avancuar dhe është një vlerë e shtuar për ekipin e kryetrajnerit Ardian Nuhiu, i cili po merr formën nga dita në ditë”.

“Asi nga Mitrovica është pritur nga drejtori sportive Ertan Demiri, teksa kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe i kanë zgjatur duart së bashku drejt objektivave që janë vënë para nga klubi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjilani deri tani ka siguruar shërbimet e Ergys Kaçes, ndërsa ka vazhduar kontratën me kapitenin Edison Kçiku. /Telegrafi/ 

Exit mobile version