Telegrafi

Zyrtare: Riyad Mahrez nënshkruan me Al-Ahli në Arabisë Saudite

Klubi nga Arabia Saudite, Al-Ahli ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Riyad Mahrez nga Manchester City.

Ylli algjerian, Mahrez është lojtari i fundit i kalibrit botëror që i bashkohet Superligën së Arabisë Saudite.

Sot (e premte) gjatë ditës, klubi saudit Al-Ahli ka konfirmuar transferimin e Mahrez nga City.

“Pritja ka mbaruar: Riyad është i vërtetë”, shkruan në postimin e Al-Ahli i bashkëngjitur me një video.

Mahrez ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare (3+1) me klubin saudit, ndërsa thuhet se do t’i fitojë 30 milionë euro në vit.

Transferimi i Mahrez nga City thuhet se i ka kushtuar Al-Ahlit plot 35 milionë euro, së bashku me bonuse.

Te Al-Ahli, Mahrez do të gjej yje si Roberto Firmino, Edouard Meny, Ryan Boudebouz dhe Ezgjan Alioski. /Telegrafi/