Site icon Telegrafi

Zyrtare: RB Leipzig nuk e lejon Naby Keitan t’i bashkohet Liverpoolit në janar (Foto)

Mesfushori nga Guinea, Naby Keita nuk do të bëhet lojtari i gjigantit anglez, Liverpoolit, gjatë këtij afati kalimtar.

Liverpooli kishte arritur marrëveshje gjatë verës për transferimin e Keitas në afatin veror të vitit 2018 për shifrën e raportuar rreth 60 milionë euro.

Por, me largimin e Philippe Coutinhos drejt Barcelonës, drejtuesit e klubit anglez dëshironin ta sillnin Keitan gjatë janarit në Anfield.

Lexo po ashtu Formacioni më i shtrenjtë i lojtarëve që mbetën jashtë botërorit, 543 milionë euro mungojnë në ‘Rusia 2018’ (Foto)

Ditëve të fundit ka pasur bisedime intensive mes dy skuadrave duke tentuar të arrijnë një marrëveshje, por pa pasur sukses.

Lexo po ashtu Liverpooli rihap bisedimet me RB Leipzigun, dëshiron Keitan gjatë janarit

Është vet faqja zyrtare që ka deklaruar se mesfushori energjik nuk do t’i bashkohet Liverpoolit gjatë janarit dhe kalimi i tij do të bëhet vetëm gjatë verës.

“Naby Keita do të mbetet lojtar i RB Leipzigut deri më 30 qershor 2018″.

“Duam t’iu japim fund spekulimeve për një transferim të tij në janar tek Liverpooli”, shkruan faqja zyrtare e Leipzigut.

Kështu, Reds duhet të kthejnë shikimin diku tjetër për ndonjë përforcim, ndërsa më i përfoluri është gjermani i Schalkes, Leon Goretzka. /Telegrafi/

Exit mobile version