Telegrafi

Zyrtare: RB Leipzig fiton garën me skuadrat e mëdha për Dominik Szoboszlai

Kanë marrë fund spekulimet sa i përket të ardhmes së mesfushorit hungarez Dominik Szoboszlai.

Mesfushori i talentuar hungarez ka kompletuar transferimin te RB Leipzig nga RB Salzburg.

20-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me Salzburgun ku shumë skuadra ishin vënë pas tij.

Real Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Milan, Lazio, Arsenal e Tottenham Hotspur ishin në garë për lojtarin.

Por gara është fituar nga RB Leipzig që ka paguar klauzolën e lojtarit prej 20 milionë euro.

Lojtari është prezantuar në ambientet e klubit gjerman ku ka zgjedhur edhe fanellën me numër 17.

Szoboszlai ka nënshkruar kontratë afatgjate për katër vite e gjysmë me skuadrën gjermane e cila ka kaluar në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Debutimi i tij me skuadrën e re pritet të bëhet më 9 janar të vitit 2021 në ndeshjen derbi me Borussia Dortmund. /Telegrafi/