Milot Rashica edhe zyrtarisht është një lojtar i Werder Bremen në Bundesliga.
Tani është zyrtare! Milot Rashica do të luajë te Werder në të ardhmen.
21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë me ‘Green-Whites’ dhe do të shkojë në Bremen me efekt të menjëhershëm.
“Jam shumë i lumtur që jam në gjendje të luaj në një klub kaq të madh dhe tradicional të Bundesligës dhe të pres me padurim sfidën e re:, ka thënë Rashica.
Lidhur me modalitetet e transferimit, kohëzgjatjen dhe shumën e paguar është rënë dakord që të mos zbulohen.
Jetzt ist es fix. Milot #Rashica wechselt zum SV #Werder. Alle Infos zum Transfer 👉 https://t.co/awzDtM9zwO #MoinMilot pic.twitter.com/Wb5WmonVXF
— SV Werder Bremen (@werderbremen) January 31, 2018
Ai së fundi ka qenë pjesë e Vitesse Arnheim, ku ka shkëlqyer me këtë klub.
Drejtori sporti i Werder, Frank Baumann, është shfaqur i lumtur që ka arritur të nënshkruajë me një lojtarë si Rashica.
Edhe trajneri Florian Kohfeldt gjithashtu është i kënaqur që Miloti është tani lojtar i Werderit.
#MoinMilot pic.twitter.com/CRWI0vMTW9
— SV Werder Bremen (@werderbremen) January 31, 2018
“Ai është një lojtar me një perspektivë të madhe dhe dikush që mund të na përforcojë menjëherë. Ai është i mirë në situata një-me-një, siguron shpejtësi në thellësi dhe me cilësitë e tij i jep më shumë mundësi skuadrës tonë”, ka thënë trajneri. /Telegrafi/