Telegrafi

Zyrtare: Ranocchia huazohet te Hull City

Pjesën e dytë të sezonit Andrea Ranocchia nuk do ta kalojë te Interi.

Mbrojtësi italian ka kompletuar testet mjekësore dhe tashmë është pjesë e Hull Cityt.

Klubi anglez ka njoftuar se ka huazuar ish-kapitenin e Interi deri në fund të sezonit.

Për Ranocchian kishin shfaqur interesim edhe shumë skuadra italiane. /Telegrafi/